Duke pasur parasysh ndërlidhjet ndërkombëtare gjithmonë në rritje, në fushën e politikës, të ekonomisë, të shkencës, të kulturës dhe në fushën e mediave, përkthyesi simultan e mundëson krijimin e urës së komunikimit, duke dhënë kontributin e tij për mbarëvajtjen e takimit ndërkombëtar.
Duke më angazhuar si përkthyesin tuaj, unë mund të ju propozoj sipas situatës se cila mënyrë e përkthimit është më e përshtatshmja për momentin, duke zgjedhur nga këto mundësi: përkthimi me përshpëritje (përkthyesi qëndron prapa dëgjuesit duke ia përkthyer me zë të ulët në vesh përmbajtjen e fjalimit), përkthimi konzekutiv, përkthimi simultan.
Roli i përkthyesit në media në vitet e fundit ka zënë një vend të rëndësishëm. Të gjithë ne dëshirojmë t´i kuptojmë gjërat që ndodhin rreth nesh në botë. Përkthyesi i mediave ndihmon që lajmi të kuptohet edhe në cepin më të largët të botës, duke e përkthyer në gjuhën që e kupton telespektatori. Stacioni i Dytë Gjerman (ZDF) më ka angazhuar si përkthyes për një film dokumentar që kishte për temë fëmijët shqiptarë në Maqedoni.