Çmimi
Për tekstet juridike, unë marr si bazë llogaritjeje ligjin JVEG (Ligji për Pagesën dhe Kompensimin në Drejtësi), megjithëse një numër i madh tekstesh përkthimi mund të llogariten ndryshe nga tarifat e përcaktuara në nenet 11 dhe 12 të JVEG-së. Numri i rreshtave përcaktohet gjithashtu sipas JVEG-së, bazuar në 55 karaktere për rresht, duke përfshirë edhe shenjat e pikësimit dhe hapësirat. Për më tepër, faktorë si fusha e specializimit, urgjenca, lexueshmëria e dokumentit origjinal mund të ndikojnë në çmim. Tarifat minimale janë 1,00 EUR dhe maksimale 1,85 EUR për rresht standard.
Ju garantoj një ofertë pa angazhim brenda një kohe shumë të shkurtër.
Më dërgoni kërkesën tuaj dhe do të vëreni se unë bëj llogaritje të drejta dhe me kosto të ulët, duke marrë parasysh shpesh herë pjesë të përsëritura teksti që ulën koston në kalkulimin tim.
Klientët e mi të rregullt përfitojnë natyrisht nga zbritje speciale. Përfitoni edhe ju nga zbritjet e mia për porosi të mëdha.
Të gjitha çmimet janë neto, duke shtuar edhe tvsh-në në fuqi.

